Dy rastet e para, pozitivë ndaj COVID-19 në Shqipëri u konfirmuan mesnatën e djeshme, ndërkohë që mëngjesin e sotëm, Ministria e Shëndetësisë jep të dhëna të reja mbi gjendjen e dy pacientëve, babë e bir.

Mësohet gjithashtu se djali 28 vjeçar ka qëndruar disa ditë në Firence dhe ka udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt vendit tonë, nëpërmjet pikës së Muriqanit me makinë personale. Ai mësohet se hyri në Shqipëri më 26 shkurt dhe se ka infektuar më pas të atin 54 vjeçar.


Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 të dyve i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e djeshme nga laboratori i virologjisë në IShP.

Sipas MSH-së, gjendja e dy të prekurve babë e bir, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç është e stabilizuar dhe asnjëri prej tyre nuk paraqet komplikacione. Të dy po trajtohen në spitalin infektiv në QSUT.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb