Deputeti demokrat Saimir Korreshi, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, tha se sot në Shqipëri kemi njerëz që po jetojnë me 36 mijë lekë të vjetra në muaj.

Ai tha se me këtë pagesë nuk blihet dot asnjë bukë në ditë.

“Mendojeni pak, a jetoni dot me 36 mijë lekë të vjetra në muaj? Të paktën këtyre njerëzve t’i garantojmë edhe djathin, se është e turpshme.

Emergjencë është caktimi i minimumit jetik, është e pakonceptueshme se si shtresat vulnerabël në shoqëri e mbyllin muajin me pagesat që marrin”, tha Korreshi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb