TIRANË

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit”, se vendimin për demarkimin e kufirit me Serbinë, do ta marrë delegacioni shtetëror i Kosovës dhe se presidenti  do të firmosë marrëveshjen, pra në njëfarë mënyrë, duke larë duart nga kostoja që mund të ketë kjo marrëveshje.

Ylli Rakipi: Zoti president këto që ju po thoni, se do të fitoni me këtë marrëveshje janë shumë të bukura por ne po ju pyesim për demarkimin. Çfarë humbet Kosova?

Hashim Thaçi: Njohja nga Serbia nuk do të jetë dhuratë për Kosovën, por i mbetet delegacionit të Kosovës në Bruksel, që të gjejë zgjidhjen e pranueshme për vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe një zgjidhje që garanton paqe në Kosovë, Serbi dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Të jesh i sigurtë, se pa kompromise nuk arrihen këto gjëra. Unë këtij delegacioni do t’i jap mbështetjen e plotë në kompromisin që mund të arrijë. Unë besoj, se as liria dhe as pavarësia nuk i duhet Kosovës pa raport strategjik me SHBA-në. E kemi fituar lirinë dhe pavarësinë, tash duket të hyjmë në NATO dhe BE. Më duhet më shumë sot të hyj në NATO dhe BE, se sa më duhet patriotizmi i rrejshëm.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb