Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sqaroi idenë e tij për korrigjimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. I ftuar në një intervistë në emisionin “Open”, Thaçi tha se ideja ishte e tij që lindi pas takimit të bërë me lierët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

“Duke parë rrezikun ekzistencial në ato treva për banorët e tyre, vlerësoj edhe sot në mënyrë transparente që ato t’i bashkangjiten territorit të Republikës së Kosovës. Është një korrigjim i padrejtësisë historike, i njoh njerëzit dhe kauzën e tyre, prandaj e shoh të nevojshme këtë korrigjim pa cënuar asnjë cm të territorit të Republikës së Kosovës”, deklaroi Thaçi.

“Unë jam për korrigjim, jo për shkëmbim. Këtë ide e kam prezantuar në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe do ta prezantoj edhe në Paris”, shtoi Presidenti Thaçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb