SPAK jep pretencën për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla.

Prokurori Edvin Kondili kërkon për kryebashkiakun Memolla dënimin me 1 vit burgim, për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim.

Si dënim plotësues u kërkua edhe heqja e se drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjecare.

Seanca e radhës ku pritet të bëhet mbrojtja dhe shpallja e vendimit u vendos në 10 janar.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb