Futbolli botëror merr një tjetër goditje të rëndë. Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini është ndaluar nga policia në lidhje me hetimet për korrupsion për dhënien e organizimit të Botërorit 2022 Katarit. Sipas mediave franceze, Platini është marrë nga shtëpia e tij në Nanterre të Parisit dhe është shoqëruar në zyrën e anti-korrupsionit të policisë gjyqësore për t’u marrë në pyetje.

Blatterplatini
Blatterplatini

Hetimi kishte nisur që në vitin 2016, por dyshimet dhe akuzat kishin nisur që në vitin 2010 kur u votua në FIFA që shteti aziatik të priste turneun më të rëndësishëm të futbollit botëror. Që nga ajo kohë, një seri skandalesh tronditën FIFA-n dhe UEFA-n. Sepp Blatter dhe Michel Platini u larguan nga postet më të larta drejtuese, ndërsa më pas u dënuan dhe u përjashtuan nga të gjitha funksionet.

63blatter0410
63blatter0410

Në të njëjtën kohë, Prokuroria Franceze nisi një hetim “për korrupsion pasiv dhe aktiv të personave që nuk kanë funksione publike”. Në qendër të hetimit është një drekë e shtruar dhjetë ditë pas votimit në FIFA. Në Elysees drekuan bashkë, Michel Platini, ish-presidenti fancez Nicolas Sarkozy, emiri I Katarit, Tamim bin Hamad al-Thani dhe sheiku Hamad bin Jassem, në atë kohë ministri i jashtëm i Emirateve Arabe.

7797158479 Nicolas Sarkozy A La Gauche Du President Du Psg Nasser Al Khelaifi Au Parc Des Princes Le 3 Octobre 2018
7797158479 Nicolas Sarkozy A La Gauche Du President Du Psg Nasser Al Khelaifi Au Parc Des Princes Le 3 Octobre 2018

Po ashtu, I pranishëm ishte edhe Claude Guéant, atëherë sekretar i përgjithshëm në Elysees, edhe ky i shoqëruar gjatë paradites të së martës nga zyra e anti-korrupsionit. Sipas hetuesëse, Platini dhe Blatter ndikuan në rezultatin e votimit. Ish-presidenti i UEFA-s akuzohet se ka marrë 2 milion franga zviceriane si shpërblim për konsulencën e tij.

Michel Platini Hp Gq 29may15 B
Michel Platini Hp Gq 29may15 B

Platini ka hedhur poshtë çdo akuzë, ndërsa më parë ishte pyetur nga hetuesit edhe në dhjetor të vitit 2017. “E dija që do të votoja Katarin përpara asaj dreke. Kisha shkuar t’ia komunikoja edhe Sarkozy. Kështu, telefonova Blatte për t’i treguar për atë takim”, kishte thënë vetëm pak ditë më parë Platini në një intervistë për “Le Monde”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb