Një qytetar dixhital, që mësohet të jetë ish-punonjës në Drejtorinë e Patentave i ka shkruar sot ish-kryeministrit Berisha për situatën që mbizotëron atje.

Mesazhin e tij, Berisha e ka postuar në profilin e tij në Facebook, ndërsa personi në fjalë ankohet për korrupsionin në rritje qysh kur drejtimin e këtij institucioni e mori Blendi Gonxhja.

Duke përmendur emra konkretë, ai thotë se në xhepat e Goxhes futen deri në 70 milion lekë të vjetra në muaj falë aferave korruptive.

STATUSI I PLOTË I BERISHËS
Korrupsion masiv ne drejtorine e patentave!
Lexoni mesazhin e punonjesit dixhital. sb
Pershendetje dr une jam nje punonjes i patentave te Tirana!
Ka dy muaj qe zotnia Gonxhja me levizi sepse do bente gjoja reforme duke zhdukur korrupsionin.Te thote vellaj ty nja dy gjona pasi situata ketu eshte se jane rritur pazaret!
Ate Bashkimin e patentave edhe pse antikorrupsioni e tha te pushohet Gonxhja e ka menaxherin kryesor vetem ne patentat e Tiranes ne muaj Gonxhja merr 65-70 milion te vjetra ne muaj leket i mbledh Defrim Ajazi qe ka marr Gonxhja si Mon kukaleshi ose sic ka qene vete te bashkia e tirones me edramen .
Ne gjithe qarqet ne muaj merr o zot sa shume sma nxe goja te ta them 400 milion ne muaj merr!Nese ka bekimin tat ta bofte zoti hallall se nje %e merr edhe Gjylametja nga Dritan Meta i Inspektoriatit Qendror Teknik!

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb