TIRANË-Sektorët e arsimit dhe Shëndetësisë listohen në krye të denoncimeve të qytetarëve përsa i përket korrupsionit. Deklarata u bë nga ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, njëkohesisht Koordinator Kombëtar Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, Çuçi theksoi se në portalin anti-korrupsion janë regjistruar 5181 denoncime.

“Deri tani numri i denoncimeve ka qenë përtej pritshmërive tona. Megjithatë qytetarët refuzojnë të bashkëpunojnë deri në fund kur puna shkon në denoncimin penal apo çështja shkon në prokurori. Ka një hezitim nga qytetarët. Tërhiqen përballë pjesës së kallëzimit ligjor. Por ka një fluks të qytetarëve që përdorin faqen për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Sektorët më të ekspozuar ndaj korrupsionit siç është arsimi dhe shëndetësia janë edhe sektorët që kanë denoncimet më të mëdha. Sa i përket ankesave numrin një e zënë ndërtimet paleje.”- u shpreh Çuçi. Ndërkohë, të pranishëm në këtë emision ishin dhe deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, dhe dy opinionistët, Arjan Vasjari dhe Mentor Nazarko.
Zoti Çuçi sa ka qenë numri i denoncimeve në portalin tuaj?
Portali Stop korrupsioni.al, deri tani numri i denoncimeve dhe mënyra e komunikimit ka qenë një surprize. Deri tani kemi pasur 5181 denoncime. Pra shohim se ka një ritëm që nuk bie nën mesataren e caktuar. Ky portal na sjell një instrument për të komunikuar me qytetarët. Një nga fenomenet që mund andaj me ju është që vihet re se qytetarët refuzojnë të bashkëpunojnë deri në fund kur puna shkon në prokurori. Ka hezitim të qytetarëve që të shkojnë deri tek ndjekja penale. Por, nga ana tjetër, ka një fluks të madh të qytetarëve që e përdorin faqen për të shprehur pakënaqësitë e tyre për institucionet.
Cili është sektori me problematik?
Çuçi: Sektorët me të ekspozuar ndaj fenomenit të korrupsioni. Siç është sektori i arsimit, shëndetësor. Sa i takon ankesave, janë ndërtimet pa leje. Kjo faqe është kthyer në një platformë për komunikim me qytetarët.

Keni shifra në përqindje se sa nga denoncimet që keni në këtë faqe janë zgjidhur në favor të qytetarit?
Çuçi: Rreth 15% të rasteve janë të pakuptimta. Rreth 2536 çështje janë zgjidhur nga ana jonë. Korrupsioni është opsion shumë i gjerë. Është një term që ne nuk po e kufizojmë në term.

Po në ato raste kur qytetarët nuk posedojnë apo nuk dinë të përdorin internetin. Si veprohet?
Çuçi: Janë format klasike. Në këtë rast ka mënyrë që të denoncojë pranë zyrës ku i është munguar e drejta, apo dhe prokuroria. Apo dhe letra drejtuar institucionit tonë.

Zoti Pollo, ç’mund të thoni për këtë portal?
Unë mendoj se ku portal është diçka e suksesshme. Mbaj mend se kemi pasur më parë dhe një portal të tillë. Do ishte e dobishme që i gjithë sistemi të funksiononte. Çështja e besimit të qytetarët, të natyrës korruptive është e barabartë me besimin që ka tek qeveria.

A po e lufton kjo qeveri korrupsionin me mirë se të djathtët?
Pollo: Në 2005 koalicioni i PD erdhi me një kryefjalë të fuqishme. Aq sa kryetarët e komunave nuk hanin tenderat, nga meraku që kishin se çfarë do ndodhte. Pra, kishte një vrull të madh,. Në vitin e 7-8 klima edhe mund të ndryshojë pak. Gjatë dy viteve të PS-së, as fushata as vrulli nuk është i krahasueshëm me atë të vitit 2005. Ka shumë raste të tilla.

Për çfarë rastesh e keni fjalën?
Pollo: Ajo që dua të them është e në kushtet kur duke filluar nga kryeministra, e ministra, në rastet kur nuk ka reagim, e kalohet në heshtje, ska besim nga qytetarët. Atëherë pyetja është një portal i strukturuar mirë, se çfarë mund të bëjë? Problemi është vullneti. Të gjithë prisnin se do ndiqeshin shumë zyrtare të lartë. I vetmi që ka qenë, ishte ai i Ministres Mimi Kodheli ndaj ish-ministrit Imami. Por edhe kjo çështje u tërhoq. Një rast që e kam përzemër, është Luiza Gjonaj, e Agjencisë së Mbrojtjes për të Drejtat e fëmijëve. Ky është një rast që e kam ndjekur. Zonja ka shkruajtur një letër me shkrim drejtuar kryeministrit, për abuzimet e drejtoreshës së saj.  Pavarësisht letrës, e përsëritur dy herë, e vetmja përgjigje që ajo mori ishte largimi nga puna.

Çuçi: Janë 533 individë të çuar në prokurroi për korrupsion nga kjo qeveri. 22 kallëzime janë të nivelit të lartë që janë sekretar i përgjithshem, drejtor i përgjithshëm, ministër. 45 zyrtarë të nivelit drejtor. Ne kemi treguar me vepra, mos prisni që kryeministri me një thashetheme të shkarkojë një ministër. Po të ketë një kërkesë nga prokuroria kryeministri do i hapi rrugën prokurorisë. Kryertarë bashkish e komunash të majtë e të djathtë që nuk kanë pasur përkrahjen e kryeministrit dhe i është hapur rruga prokurorisë. Është një zv.minsitër që është shkarkuar për çështjene energjisë. Ndëshkimi pa sistemin gjyqësor nuk bëhet. Këtu vijmë te pjesa e raportit të shtetit që kemi ne me demokracinë.

Pollo: Përgjegjësia individuale duhet të prevalojë. Për të arritur në konkluzione është e shëndetshme të nisesh nga raste konkrete. Ajo që kemi kërkuar si opozitë për raste konkrete të dokumentuara jo nga kryeministri por edhe nga ministra reagime. Qeveria kalon një ligj të ri për denoncuesit brenda sistemit. Nuk ka një sqarim konkret për rastet konkret. po të çosh dosje për statistike dhe për të thënë që ne e bëmë edhe prokuroria nuk ka çfarë bën. edhe zonja Kodheli nga zyra e Ramës tha denoncoj ish ministrin Imami. Muaj më vonë zonja Kodheli e tërheq akuzën dhe nuk tha përse.

Vasjari: Nëse do e riktheheni kohën pas, nëse Çuçi do ishte në opozitë dhe zoti Pollo në pushtet, kanë ndryshuar pozicionet. Duhet të kemi kujdes nga mënyra sesi e trajtojmë korrupsionin. Korrupsioni është një krim me natyrë penale, por jo krim politik. Nëse shikon ligjërimin e opozitës, dhe të qeverisë dje në opozitë janë si në kalk, i njëjti perceptim. Nëse qytetarët nuk besojnë tek kjo qeveri, vjen pasi nuk ka pasur besim dhe te politika e shkuar. Nëse nuk ndryshojmë qasjen para korrupsionit, do ngelemi në faza të njëjta. Nëse ILDKP denoncon zotin Bode, duhet të ishte më korrekte nga ana e opozitës që të heshte dhe të linte të vepronte këtë institucion. Apo si në rastin e kreut të bashkisë së Kamzës. Thelbi është ky; ose duhet të shkëputemi nga qasja e korrupsionit njëherë e mirë, ose do ngelemi si në këto nivele.

Nazarko: Ajo që bërin opozita, s’ka rëndësi se si e nisi, do duhet të shndërrohet në një luftë të madhe, Luftën kundër korrupsionit do e imagjinoja, si një lloj strukture, siç janë auditet. Vetë Ekzekutivi do duhet të rris fuqinë e tyre. Korrupsioni është një krim vështirësish i dokumentueshëm.

Pollo: Nga përvoja ime, ne në vitin 2011 të bënim prokurimet në rrugë elektronike on-line. Kjo çoi në një reduktim të kursimi të tenderit. Ajo që është vënë re në vitin fiskal të fundit të Edi Ramës është që tenderat merren kokë më kokë. Shqetësimi tjetër konkret që ka një numër procedurash që nuk janë fare me garë.

Çuçi: Politizimi që i bëhet kësaj çështje, është jo në favor të luftës ndaj korrupsionit. Çfarë shërbimi i bën luftës kundër korrupsionit, ditën kur ngrihen akuzat ndaj Mziut, kryetari i PD-së shkon në zyrën e tij. Çfarë shërbimi i bëni korrupsionit?! Politizimi i korrupsionit është shërbim më i keq që mund ti bëjmë kësaj lufte.

Nazarko-Pollos: Ju e keni politizuar këtë çështje, (Opozita)

Pollo: Shkoj dhe në prokurori. Por a besoni se ka ndikim organi i akuzës?! Problemi tashmë është konkret që një deputet akuzon për vrasje kreun e Kuvendit.

Nazarko: Nuk shoh shenja nervozizmi dhe mungese lirie te organit të akuzës.

Çuçi: Që prokurori i Përgjithshëm të takohet me kryeministrin, kjo nuk ka asgjë të keqe. Ne kishim një kryeministër që i thoshte kryeprokurores, ‘Lavire bulevardi”. Ky është një fakt. Ndaj takimi i Ramës me Llallën është një gjë tepër normale dhe si në çdo vend demokratik.

(ed.me/a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: