Gjykata ka ndryshuar masat e sigurisë ndaj 7 pedagogëve të Universitetit të Elbasanit, ndërsa e konsideroi të paligjshëm arrestimin nga policia të tyre.
Në seancën për caktimin e masave të sigurisë, Gjykata vendosi detyrim paraqitje për pedagogët dhe arrest me burg për sekserin.
Gjithashtu për pedagogët Gjykata vendosi pezullim nga funksionet dhe ndalim të daljes jashtë vendit.
Gjykata e Elbasanit ka shpallur moskompetencë dhe e ka deleguar çështjen Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Seanca për vlerësimin e masave të sigurisë nisi në 09:30 në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Pedagogët dhe sekseri akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal, “Shpërdorim i detyrës” , e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Arrestimi i tyre u krye në 1 Nëntor gjatë operacionit policor të koduar “Teza” që u zhvillua në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.
Emrat e pedagogëve dhe sekserit
1-Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
- Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
- Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
- Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
- Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
- Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
- Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
- Gazmend Hodaj,sekser.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E SHKALLЁS SЁ PARЁ E JURIDIKSIONIT
TЁ PЁRGJITHSHЁM ELBASAN
Elbasan, më 05.11.2024
Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon mbi vendimmarrjen e masave tё sigurimit pёr Kërkesёn në Fazën e Hetimit Paraprak me objekt “Vleftёsim të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal pёr shtetasit G.H., M.H., B.G., F.T., A.SH., O.B., Z.G., akuzuar pёr veprat penale “ Korrupsion pasiv i personave qё ushtrojnё funskione publike” e kryer nё bashkёpunim, parashikua rnga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal “Shpёrdorimi detyre” neni 248 i Kodit Penal. Kёrkesa e Prokurorisё pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё tё Juridiksionit tё Pёrgjishёm Elbasan, pёrfaqёsuar nga prokuror z. Xhelian Seferi, me objekt “Vleftёsim të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal.” : 1. G.H i dyshuar pёr veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtroinë funksione publike” në bashkëpunim të parashikuar nga neni 259 dhe 25 i K.Penal, 2. M.H.,e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim të parashikuara nga neni 248 dhe 259 dhe 25 të Kodit Penal, 3. B.G., e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave gë ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim të parashikuara nga neni 248 dhe 259 dhe 25 tẽ Kodit Penal. 4. F.T., e dyshuar per kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim te parashikuara nga neni 248 dhe 259 dhe 25 të Kodit Penal, Adresa: Lagjja “5 Maji”, Rruga “Koço Brisku “Elbasan, Albania; Tel +35554 25 99 51; www.gjykata.gov.al; [email protected] 5. A.Sh., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim të parashikuara nga neni 248 dhe 259 dhe 25 te Kodit Penal. 6. O.B., e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim të parashikuara nga neni 248 dhe 259 dhe 25 të Kodit Penal. 7. Z.G., dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpёrdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim të parashikuara nga neni 248 dhe 259 dhe 25 të Kodit Penal. Nẽ pērfundim të shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar në prani të përfaqësuesit të Prokurorisë, z. Xhelian Seferi, të personave të arrestuar, të shtetasve G.H., M.H., B.G., F.T., A.Sh., O.B.,dhe Z.G., dhe të mbrojtësve të tyre, Prokuroria pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё tё Juridiksionit tё Pёrgjishёm Elbasan, pёrfaqёsuar nga prokuror z. Xhelian Seferi kёrkoi 1. Vleftёsimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit G.H., dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”. 2. Vleftësimin si tё ligjshëm tё arrestit në flagrancë të shtetasve M.H., B.G., F.T., A.Sh., O.B., dhe Z.G., dhe caktimi ndaj tyre tё masёs sё sigurimit personal “Ndalim i daljes jashtё shtetit”, “Detyrimi pёr t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit tё njё detyre a shërbimi publik” të parashikuara nga neni 233, 234 dhe 242 i K.Pr.Penale. Sot më datë 05.11.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me trup gjykues të përbërë nga: Gjyqtar znj. Yrfet Shkreli në përfundim të shqyrtimit gjyqёsor, me vendim Nr. 786/61005-03243 Regj. Them. të datës 05.11.2024, bazuar në nenet 228, 229, 238, 242, 252 dhe 259 të Kodit të Procedurës Penale. VENDOSI: 1. Pranimin pjesërisht të kërkesave. 2. Vleftësimin si të paligjshëm tё arrestit në flagrancë ë shtetasit G.H., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne funksione publike” në bashkёpunim të parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal dhe të shtetasve M.H., B.G., F.T., A.Sh., O.B., dhe Z.G., të dyshuar pёr kryerjen e vepres penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim të parashikuara nga neni 248 dhe 259 dhe 25 të Kodit Penal. 3.Caktimin ndaj shtetasit G.H., të masës së sigurimit personal “Arrest nё burg”, të parashikuar nga neni 232 pika 1, gërma dh.) dhe neni 238 i Kodit te Procedurës Penale. 4.Caktimin ndaj shtetasve M.H., B.G., F.T., A.SH., O.B., dhe Z.G., të masës së sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikuar nga neni 240 dhe 242i i Kodit të Procedurës Penale. 5. Urdhërohet Policia Gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi 6. Urdhërohet lirimi nga salla e gjyqit të shtetasve M.H., B.G., F.T., A. Sh., O.B., dhe Z.G., nëse nuk mbahen për ndonjë shkak tjetër. 7. Kundër kētij vendimi mund të behet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit tё Pērgjithshëm Tiranë brenda 5 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit. Adresa: Lagjja “5 Maji”, Rruga “Koço Brisku “Elbasan, Albania; Tel +35554 25 99 51; www.gjykata.gov.al; [email protected] 8. Deklarimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit tẽ Pergjithshëm Elbasan dhe dërgimin e akteve Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe per Krimin e Organizuar, si gjykata kompetente.
U shpall sot mё datё 05.11.2024
GJYKATA E SHKALLЁS SЁ PARЁ E
JURIDIKSIONIT TЁ PЁRGJITHSHЁM ELBASAN