TIRANA
GJKKO ka vendosur masat e arrestit për gjyqtaren Mimoza Margjena, bashkëshortin e saj , Arben Carën si dhe tre të tjerë të përfshirë në aktin korruptiv për të liruar një të arrestuar për 6 mijë euro.
Arben Cara, Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla janë lënë në arrest me burg, kurse gjyqtarja dhe avokati Skënder Demiraj janë liruar nga qelia në arrest shtëpie.
Disa ditë më parë Policia arrestoi 5 të dyshuarit, për një ndërmjetësim korruptiv për të liruar Orion Balin, i arrestuar më parë për trafik qeniesh njerëzore, dhe Gjykata e Pogradecit e kishte lënë madje në arrest me burg.
Të përfshirë në skemë ishin Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj që nëpërmjet bashkëshorit të gjyqtares, Arben Carës do i jepnin shumën monetare 6 mijë euro në këmbim të lirimit të Orion Balit.
(BalkanWeb)