TIRANE- “Crown Agents” thotë se gjatë punës së saj 2-vjeçare në Shqipëri është arritur të mblidhen më shumë të ardhura sesa ishte vlera e vetë kontratës. Por ajo çka bie në sy në punën e kompanisë në këto dy vite është numri i shkeljeve të konstatuara gjatë kontrolleve, rreth 4500 të tilla.

Përmes një deklarate, “Crown Agents” thotë se objektivat e saj janë përmbushur dhe tejkaluar ndjeshëm, por nga shifrat e publikuara rezulton se në 17 000 kontrolle të ushtruara, kanë rezultuar 4500 shkelje. Ndërkaq, në këto dy vite “Crown Agents” ka identifikuar mbi 30 milionë Euro të ardhura shtesë.

Në informacionin e përmbledhur për dy vitet e punës në Shqipëri, në të gjitha fushat në të cilat kompania ka vepruar, sqaron se u përgatit një sistem online për raportimin e korrupsionit, si dhe u mbështet hetimi i mbi 100 rasteve të dyshuar si korrupsion apo shpërdorim detyre.

Kontrata 2-vjeçare me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë për të asistuar Administratën Doganore përfundoi më 9 shkurt 2016.

Fushat e Veprimtarisë sipas Crown Agents

Fushat kryesore të punës tonë në Shqipëri përfshinë:

Operacionet dhe hetimi doganor (PDF)

Mobilizuam 8 skuadra operative
Prokuruam automjete dhe pajisje
Dislokuam skuadrat në të gjithë vendin
Ndërmorrëm 17,000 kontrolle
Zbuluam 4,500 raste shkeljesh
Identifikuam mbi 30 milionë Euro të ardhura shtesë

Parandalimi dhe zbulimi i korrupsionit (PDF)

Përgatitëm dhe publikuam kodin e ri të etikës
Lëvruam trajnime dhe seminari për kodin e ri
Përgatitëm një sistem online për raportimin e korrupsionit
Mbështetëm hetimin e mbi 100 rasteve të dyshuar si korrupsion apo shpërdorim detyre
Hartuam një sistem për dokumentimin e vendimmarrjes së stafit menaxhues doganor
Përgatitëm një qasje të re ndaj sinjalizimit (whistleblowing)
Mbështetëm bashkëpunimin ndër-institucional

Forcimi i kontrolleve të produkteve të akcizës (PDF)

Organizuam fushata publike për rritjen e ndërgjegjësimit të bizneseve
Propozuam ndryshime në ligjin dhe procedurat për akcizat
Mbështetëm operacione të drejtpërdrejta ligjzbatuese
Hartuam një metodologji standarde auditimi
Lëvruam trajnime për stafin e akcizave

Përmirësimi i analizës së riskut në Dogana (PDF)

Ndërmorrëm testime të riskut në disa fusha
Rishikuam dhe shtuam profilet e riskut
Hartuam procedura standarde veprimi
Lëvruam trajnime për menaxhimin e riskut
Mbështetëm operacione të shënjestruara të bazuara në studimet analitike të të dhënave

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: