Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbi raportin më të fundit të Transparency International. Ndërsa i quan konkluzionet e raportit si dështimin më të fundit të kryeministrit Rama, Berisha shkruan në një status në facebook se njoftimi i fundit i Transparency International i mbyll dyert Shqipërisë për hapjen e negociatave.

“Lufta kundër korrupsionit është kusht themelor për hapjen e negociatave me BE.Por në vend të progresit në plotesimin e këtij kushti, Shqipëria shënon këtë vit rënie të ndjeshme. Ajo, krahasuar me vitin e kaluar jo vetëm nuk ka përmirësim por ka përkeqësim, zbret me tetë vende në listen e Transparency International.” – shkruan ndër të tjera Berisha

Postimi i Plotë:

Deshtimi tjeter i turpshem i Kallam Deshtakut! Mbyllen dyert par hapjen e negociatave me BE! Te dashur miq, njoftimi i fundit i Transparency International i mbyll dyert Shqiperise per hapjen e negociatave.

Lufta kunder korrupsionit eshte kusht themelor per hapjen e negociatave me BE.Por ne vend te progresit ne plotesimin e ketij kushti, Shqiperia shenon kete vit renie te ndjeshme. Ajo, krahasuar me vitin e kaluar jo vetem nuk ka permiresim por ka perkeqesim, zbret me tete vende ne listen e Transparency International.

Vjdhjet e medha me PPP, prona, dogana, taksa dhe tatime jane shkaqet e perkeqesimit, rritjes galopante te korrupsionit gjate ketij viti. Miq, me Ramen nuk ka integrim. sb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb