Ish-ambasadori Agim Nesho në një lidhje skype në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur mes të tjerash në lidhje me avancimin e statusit të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s.

Nesho tha se ky ishte një hap i rëndësishëm përpara, ndërsa evidentoi se pavarësisht përpjekjeve të Serbisë dhe aleatëve të saj të cilët kërkuan mos miratimin e statusit, Asambleja vendosi ndryshe.

Ai tha se edhe Perëndimi e ka kuptuar tashmë se që rajoni i Ballkanit të jetë i qetë dhe në paqe. Një rëndësi të veçantë ka pjesëmarrja në NATO e vendeve të rajonit.

“Hap i rëndësishëm përpara duke pasur parasysh edhe pozicionin e tanishëm gjeopolitik të Kosovës, dhe përpjekjet e Serbisë dhe partnerëve të saj për mosnjohjen e Kosovës.
Ka patur një politikë dhe një pjesëmarrje agresive të zyrtarëve të lartë të Serbisë, ku edhe Brnabiç bëri thirrje Asamblesë të mos pranojnë statusin për Kosovës, kjo tregon që Perëndimi po vlerëson që paqja e siguria në Ballkan kërkon edhe qenien pjesë e NATO-s, një ombrellë.

Si Bosnja edhe Kosova janë tashmë në një nivel tjetër, janë në vëmendjen e NATO-s, një nga arkitekturat më të mira të sigurisë.
Miratimi i statusit bën edhe largimin e pretendimeve të nacionalistëve serbë dhe përpjekje për t’i dhënë një zgjidhje tjetër gjeopolitike Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: