TIRANË-Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova nuk i ka kursyer batutat në një takim të zhvilluar pasditen e sotme me banorë, artistë e pedagogë. Ndërsa bënte pushime të shkurtra teksa fliste Kosova u kërkonte qytetarëve të pranishëm që ta duartrokisnin.

“Për një duartrokitje dhe një faleminderit kam punuar gjithë jetën, kështu që jepeni nuk ju kushton asnjë gjë. Nuk kam humbur asnjë minutë kohë nga e imja për të thënë se ky e ka fajin. Hajde ti përvishemi punë që te fitojmë kohën e humbur se kemi shumë mundësi.”- u shpreh Kosova.

Teksa prezantonte strategjinë për zhvillimin e turizmit në Tiranë, Kosova sërisht ka hedhur batuta për çështjen e duartrokitjeve. “Mos u ngatërroni, duartrokitjet janë për mua, se i shpenzoni kështu dhe pastaj nuk mi jepni mua.”- u shpreh kandidati i PD-së.

Kosova theksoi se ka projekt të qartë për kryeqytetin. “Tirana është kreative, ka resurse të jashtëzakonshme, që nga Mali i Dajtit dhe deri te vlerat artistike dhe kulturore dhe kjo na ndihmon që të gjithë bashkë të punojmë për një turizëm elitar. Tirana ka mundësi të mëdha dhe thithja e turistëve është një mundësi e madhe, pasi krijon mundësi punësimi dhe zhvillimi për qytetin dhe të gjithë bashkë ta kthejme Tiranën në një vend të dashur për turistët.Të jemi mikpritës për sa më shumë turistë. Vetëm nga disa përllogaritje shumë të thjeshta sigurojmë 2000 vende pune. Duhet shumë punë por mbi të gjitha duhet harmonizim. Një term i ri po futet Tirana kreative,hajde mere vesh çfarë do të thotë, pse jo Tirana në ekonomi krijuese. Ta bëjmë qytetin të vlefshëm për turistët. Të arrijmë në 100 mijë turistë të huaj që minimumi flenë dy net në tiranë. Bashkia nuk do e shohë si armik biznesin.”- u shpreh Kosova.

Kandidati i djathtë shtoi më tej se puna e tij është bazuar në ‘beso dhe kontrollo’.“Puna ime është bazuar në atë që ‘beso dhe kontrollo’. Ndaj kurrë nuk do rri pa i hipur biçikletës, ndërsa ta provojë dhe më pas do shoh si të promovojë turizmin. Teksa kam lëvizur nëpër vende të ndryshme të Tiranës, kam vënë re se shumë nga këta njerëz që flasin, nuk kanë qenë kurrë në këto komuna të kryeqytetit. Nuk do të them ‘orë të gjitha për mua i paskeni lënë?’, pasi e kam kënaqësi ti bëj dhe të arrijmë të gjitha synimet e përbashkëta. Një miku im i huaj më tha se i ‘rashë pazarit cep më cep dhe nuk gjeta një suvenir me emrin ‘Shqipëria’. Ndaj pse mos të kemi dhe suvenire me emër të tillë.”, pohoi Kosova.

Nga ana tjetër, Halim Kosova deklaroi se të gjitha ato godina të braktisura, ish-uzina do tu kthehet ‘jeta’ duke iu kthyer qytetarëve për shërbime të ndryshme kulturore. “Bashkia e Tiranës ka nën varësi ish-uzina të ndryshme të cilat kanë deklaruar. Ideja jonë është që jo vetëm 1 euro qera, por me 0, tu jepet qytetarëve, për ti kthyer në qendra të mëdha e plotë art.”, tha Kosova.

Kosova shtoi më tej se pasi të marrë në dorë drejtimin e bashkisë së Tiranës do i kushtojë rëndësi mundit dhe djersëve të artistëve.

“Ju keni të gjitha mundësitë që të paraqesin një projekt pranë bashkisë së Tiranës. Tani që më duhet të shkel çdo pëllëmbë të Tiranës, mora pjesë në një shfaqje. Nga shumë afër shihja autorë të djersitur, ndaj duhet ti plotësojmë kushtet për djersët e tyre. Kushdo talent i ri, do ketë mundësi ta shfaq para publikut atë që mendon. Unë kam ofruar që në sektorin e shëndetësisë të ofrojë sa kam pasur mundësi. Dhe në Bashkinë e Tiranës do mbështes. Do të jem pranë këtyre artistëve, dhe do i zgjidhim të gjitha.”, shtoi Kosova.

Një zejtar i ka dhunuar kandidatit të bashkisë së Tiranës, gjatë dëgjesës së sotme një hartë të bërë me dorë. “Ky kujton se unë do i shoh nga zyrat këto, unë su ndahem këpucëve. Pas 21 qershorit unë do e vendos në zyrën time këtë teleskop dhe do zgjidh çdo problem’, tha Kosova.

(ed.me/a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: