Ekipi olimpik i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë hapëse të lojërave olimpike dimërore PyeongChang 2018 që filloi në Korenë e Jugut.

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore ka filluar nga ora 12:00, ku të gjitha shtetet një nga një kanë kryer parakalimin e tyre.

Kosova 2

Edhe ekipi olimpik i Kosovës ka dalë zyrtarisht rreth orës 13:10, pasi ishte shteti i 71-të në radhë dhe shihej qartë entuziazmi i madh tek të pranishmit.

Ekipi i Kosovës përbëhej nga pesë persona zyrtar, ku vetëm njëri nga ta ishte garues, Albin Tahiri, i cili mbante flamurin.

Kosova 3

28-vjeçari ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik. Albini, garën e parë do ta ketë më 11 shkurt në lëshim të shpejtë, ndersa nga 8 shkurti do t’i fillojë përgatitjet zyrtare. Garat e lëshimit të shpejtë fillojnë në ora 03:00 e mëngjesit me kohën tonë lokale, kurse në 11:00 me kohën në Korenë e Jugut, shkruan tg.

Kosova 4

Ndërsa, lëshimi i shpejtë mbahet në qendrën alpike në Jeongseon, e cila ndodhet rreth 40 kilometra larg qytetit të PyeongChangut.

Kosova 5

Albin Tahiri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb