Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë, ka sjellë një sensibilizim në të gjithë trojet shqiptare. Jo vetëm ndihma humanitare dhe njerëzore, por Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosur të respektojnë ditën e zisë në Shqipëri edhe në axhendën sportive. Kosova ka shpallur 27 nëntorin ditë zie kombëtare ndërsa ka anuluar të gjithë ndeshjet e Kupës që ishin në program për tu zhvilluar këtë të mërkurë, duke i spostuar me një ditë.

Shtepite E Shembura Termeti (11)
Shtepite E Shembura Termeti (11)

Në Maqedoni të gjithë ndeshjet që do të zhvillohen sot do të nisin me një minutë heshtje. Ky vendim u mor nga Federata Maqedonase e Futbollit në shenjë respekti ndaj viktimave që humbjen jetën në këtë tragjedi. Menjëherë pas kësaj fatkeqësie, klube, tifozë, lojtarë nga Maqedonia e Veriut, janë sensibilizuar me tragjedinë e ndodhur në Shqipëri duke ndihmuar në çdo formë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb