KOSOVË

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me delegacionin nga Franca dhe Gjermania tha se tema kryesore e diskutimit ishte mbi rrjedhën  e samitit të Berlinit dhe parapërgatitjet për takimin e radhës që do të mbahet në Paris.

Shefi i ekzekutivit shtoi se Kosova është e gatshme për marrëveshje, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë.

“Sot prita delegacionin ndër- qeveritar nga Gjermania dhe Franca, dhe përfaqësuesit e Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron, për të diskutuar rrjedhën e Samitit të Berlinit dhe parapërgatitjet për vazhdimin e angazhimit në takimin e radhës në Paris.

Kosova është gati për marrëveshje gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë, dhe mirëpresim fokusin e Gjermanisë dhe Francës për të rikthyer dialogun në binarët e duhur!”-shkruan Haradinaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb