Rumania fitoi 3-0 në tavolinë ndeshjen ndaj Kosovës, vendim ky i marrë nga UEFA. Në një intervistë të dhënë së fundmi, sulmuesi i rumunëve, Denis Alibec ka treguar këndvështrimin e tij për skandalin e ndërprerjes së ndeshjes, ndërsa foli edhe për përplasjen me Rrahmanin.

“Po mendoj për ndeshjet e mia të ardhshme. Jam i zhgënyer me çfarë ndodhi në fushë. Nuk i jam kundërpërgjigjur futbollistit të Kosovës.

Erdhën tek ne , e panë që nuk fitonin dot dhe çfarë bënë? Filluan metodën e preferuar me ofendime raciste dhe me grindje. Këtë gjë aplikojnë gjithnjë.

Rrahmani nuk më tha ndonjë gjë konkrete, thjesht më kapi me duart. Sa mbaruam ndeshjen e dija që do të fitonim nga UEFA. Jam i lumtur.”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb