Trajneri i Kosovës, Franco Foda, në konferencën për media ka theksuar se ekipi duhet të jetë i përqendruar gjatë gjithë ndeshjes dhe të tregohet i disiplinuar taktikisht, veçanërisht kur Islanda ka posedimin e topit.

“Gjasat për fitore? Siç e kam thënë edhe më herët do të jetë një përballje ku gjasat janë 50 me 50. Kjo u dëshmua edhe në ndeshjen e parë, e cila ishte goxha e përafërt, ku edhe Islanda kishte mundësi të shënonte në disa situata, por edhe ne kishim mundësi të mira për të shënuar për 3:1.

Mënyra se si do të luajmë? Islanda është skuadër që ka futbollistë që ka të mirë sidomos në aspektin ofanziv. Do të jetë shumë e rëndësishme për ne se si do të luajmë kur Islanda e ka posedimin e topit. Mënyra se si do të reagojmë dhe energjia që do të kemi për të luftuar për ta rifituar topin mund të jetë vendimtare për epilogun e ndeshjes”, ka theksuar Foda. Kosova ka fituar 2-1 ndeshjen e parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb