Kosova do të sfidojë Qipron, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Para këtij takimi, lojtari i “Dardanëve”, Edon Zhegrova, është pyetur nëse ndjen presion kur grumbullohet me përfaqësuesen.
Zhegrova shprehet se nuk ka aspak presion dhe se për Kosovën jep gjithmonë maksimumin.
“Jo nuk kam presion dhe këtu sa herë të vij e jap më të mirën. Pra në fanellën e Kombëtares e jap gjithmonë më të mirën. Sa i përket ndeshjes me Rumaninë që e humbën, nuk ka qenë lojë e keqe por pësuam dhe kjo i ka dëshpëruar tifozët, por nuk them se kemi presion.
Sa i përket ndeshjes me Qipron, besoj se do të bëjmë një lojë të mirë dhe të shënojmë sa më shumë gola” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)