Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka ftuar për dy ndeshjet e ‘play-off’-it të Ligës së Kombeve kundër Islandës edhe Qëndrim Zybën.

Mesfushori qendror i skuadrës çeke, Slovan Liberec, paraprakisht ishte pjesë e listës së zgjeruar. Në këtë edicion Zyba është paraqitur në 14 ndeshje në kampionatin çek, ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë. Të shtunën, ai hyri si zëvendësues në minutën e 64-t në fitoren kundër Slavia Pragës (1:0).

Ndërkohë, stërvitjen e parë Dardanët do ta zhvillojnë në orën 17:30 në Kampin Nacional në Hajvali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb