PRISHTINE- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) vazhdon të aplikojë rregulla të ashpra kur është fjala për pjesëmarrjen e Kosovës në organizimet e saj, shkruan sot “Koha Ditore”.


Pjesëmarrja eventuale e zyrtarëve të Kosovës mund të bëhet vetëm me lejen e Serbisë. Personeli dhe përfaqësuesit e institucioneve duhet të kenë rreptësisht status neutral. Por Qeveria e Kosovës ka zgjedhur të mos marrë pjesë me këto kushte.


Gazeta ka siguruar dokumentin pesëpikësh, me kushtet e dhëna nga Sekretariati i OSBE-së në Vjenë për përfaqësimin e zyrtarëve të Kosovës.


Pikat e radhitura janë kusht nga Sekretariati i OSBE-së në Vjenë që këtë vit drejtohet nga Serbia, për pjesëmarrjen e zyrtarëve të shtetit të Kosovës në çfarëdo lloj organizimi nga Sekretariati i OSBE-së, qofshin ato konferenca, seminare, tryeza e trajnime.

(el.sp/BalkanWeb)

Etiketa: