Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar pakot sanksionuese ndaj Rusisë, Bjellorusisë dhe Iranit.

Kabineti qeveritar miratoi propozim-vendimin e zbatimit nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të BE-së për vendosje të masave kufizuese ndaj Republikës Islamike të Iranit, propozim-vendimin për plotësimin e vendimit të Qeverisë nr.01/64 të datës 25 shkurt 2022 të për zbatimin nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të BE-së dhe ShBA për vendosje të sanksioneve ndaj federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë  dhe propozim-vendimin për zbatimin nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të BE-së për vendosje të masave kufizuese lidhur me shkeljen serioze dhe abuzimin me të drejtat e njeriut në federatën ruse.

Zëvendësministrja e MPJD-së, Liza Gashi derisa shtjelloi këto masa tha se njëra nga sanksionet ndaj federatës ruse lidhet me vrasjen e liderit opozitarë rus Alexei Navalny

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: