Vargje kushtuar shqiptarëve nën ritmin e daulleve, ku tifozët kuq e zi elektrizojnë me këngë atmosferën pak para nisjes së ndeshjes Shqipëri-Andorra.

Kjo është panorama para stadiumit ‘Elbasan Arena’. Gazetari Fatmir Popja ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një video ku shihet se si një grup tifozësh këndojnë vargjet e njohura tashmë në nderim të skuadrës tonë kombëtare të futbollit.

“Se Kosova, Iliria, Çamëria dhe Malësia, gjithë këto janë pjesë përbërëse, mëmëdheu Shqipëria, Ilirida”, këndojnë në kor tifozët kuq e zi.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb