TIRANE- Ish-presidenti Bujar Nishani iu është bashkuar reagimeve për kufirin e Kosovës. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Nishani thekson se Kosova nuk është një çështje e thjesht e një shteti, por ‘Kolona Kryesore e Sigurisë Kombëtare për shqiptarët’.

Mes të tjerash ai e cilëson Kosovën ‘Jerusalemi i shqiptarëve’, ndërsa shtoi se nga aty kanë nisur dhe kryengritjet për liri.

REAGIMI I NISHANIT
Kosova nuk është çështje thjesht e një shteti por Kolona Kryesore e Sigurisë Kombëtare për shqiptarët.
Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë apo kudo qofshin ata, anekënd botës.
Jo rastësisht, ndër shekuj, kryengritjet për liri të shqiptarëve kanë nisur nga Kosova.
Ndaj Kosova është Jerusalemi i shqiptarëve.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb