Pas spektaklit që dha dje skuadra e Kosovës përballë Azerbajxhanit, duke fituar me një rezultat 4-0, vjen një reagim nga deputeti i PS-së Pjerin Ndreu.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ socialisti ka mbështetur skuadrën kosovare, ndërsa shton se ky është ekipi shqiptar që po bën histori.

“Gjithsesi e kemi nje ekip futbolli qe na ben krenar, Kosoven. Te mesohemi me deshtimin tone por te gezohemi sepse nje ekip shqiptar po ben histori dhe kjo nuk është pak. Krenar !”, shkruan Ndreu.

Kujtojmë se Kosova aktualisht kryeson grupi Liga D dhe në play-off do të përballet me Maqedoninë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb