Superliga e Kosovës ka luajtur dy takime të vlefshme për javën e 8 të saj. Ishte Malisheva që spikati me fitoren 1 me 3 përballë Suharekës ku trajner është Shpëtim Duro. Në sfidën tjetër Llapo dhe Ballkani u ndanë në barazim pa gola.

Kjo fitore e vendos Malishevën të vetme në krye me 3 pikë më shumë se ndjekësit më të afërt, Ballkani dhe Llapi. Mundësi për t’u afruar ndërkohë kanë Prishtina dhe Drita, që nuk i kanë luajtur akoma ndeshjet e prapambetura.

Suhareka po ashtu mund të afrohet me kreun. Ka 1 ndeshje më shumë për të luajtur dhe ndodhet 4 pikë larg Malishevës kryesuese. Më poshtë iu sjellim dhe renditjen aktuale.

Rezultatet përfundimtare

Suhareka 1-3 Malisheva

Llapi 0-0 Ballkani

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb