Kosova ka mbajtur stërvitjen zyrtare për ndeshjen e parë të plejofit për Ligën B të Ligës së Kombeve kundër Islandës, e cila zhvillohet të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Të gjithë futbollistët ishin të pranishëm në seancën e fundit stërvitore, ndërsa tekniku Franco Foda ka punuar në detajet e fundit taktike, teksa në konferencën për media ka theksuar rëndësinë e angazhimit maksimal nga minuta e parë.

Seanca stërvitore e zhvilluar të mërkurën ishte e karakterizuar nga një atmosferë pozitive dhe dinamike, me ekipin që u fokusua në skemat sulmuese dhe mbrojtëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb