Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka dhënë detajet e fundit sa i përket situatës së krijuar pas mbylljes së pikëkalimit kufitar në Bërnjak.

Ai u shpreh se momentalisht situata paraqitet e qetë dhe se nuk është regjistruar ndonjë incident.

Bazuar në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pikëkalimi në Jarinje vazhdon të jetë i bllokuar për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Për mbylljen e Bërnjakut, njoftoi mbrëmë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla. Ai tha se grupe ekstremistësh të maskuar në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb