Edhe pse Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, delegacioni i Kuvendit të Kosovës në të ardhmen do të marrë pjesë në punën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (AP e KiE), me të drejtë fjale e pa të drejtë vote.

Në Projektrezolutën e formuluar në bazë të raporti të deputetit spanjoll, Augustine Conde, propozohet që të “thirret Kuvendi i Kosovës të caktojë delegacionin e vet në të cilin pos shumicës qeveritare do të ishin edhe përfaqësuesit e opozitës dhe ata të minoriteteve”, njofton vijestionline, transmeton Koha.net.

Është paralajmëruar se sivjet Kosova do të bëjë kërkesën për anëtarësim në Këshill të Evropës. Kosovën deri më tash e kanë njohur 34 nga 47 shtete që i ka Këshilli i Evropës që do të thotë se ka shumicën, prej dy të tretave për anëtarësim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: