Kosova edhe pse ishte në epërsi, nuk arriti ta mbajë rezultatin për tu pajtuar me një humbje minimale me rezultati 2-1 ndaj Çekisë. Me këtë humbje eliminohet në garë për kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Kosova nuk e nisi ndeshjen aq mirë, pasi çekët rrezikuan që në minutën e 6-të me Micheal Krmernic gjuajti me kokë, por Arijanet Muriq me një pritje madhështore ia mohoi golin.

Edhe në minutën e 18-të ishte Vladimir Coufal që me një depërtim nga e djathta futet në zonë dhe gjuan me të majtë, por jashtë porte.

Çekët kishin raste edhe në minutat e 24 dhe 25 me Jakub Jankto dhe Tomas Soucek, por që Muric në të dyja rastet ishte në vend.

Pas këtyre rasteve ndeshja në fundin e pjesës ishte me e qetë, ku edhe ne provuam një herë me një harkim, por që Atdhe Muriqi nuk arriti të gjuajë.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat dhe me një Kosovë që luante zbehtë. Pjesa e dytë nisi krejt me ndryshe, ku ndodhi edhe një zëvendësim. Anel Rashkaj u largua nga loja, ndërsa në vend të tij u fut Besar Halimi.

Në minutën e 48-të Amir Rrahmani gjuan bukur nga jashtë zone, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

Në goditjen e dytë Kosova arrin ta gjejë golin në minutën e 50-të. Një pasim i mirë nga Halimi te Hadërgjonaj në krahë, ku ky i fundit harkon bukur në zonë, e ku Atdhe Nuhiu gjuan bukur me kokë për 1-0.

Pas golit çekët radhitën disa raste para portës, por Muriq vazhdoi me paraqitje të mirë.

Minuta e 79-të ishte fatale për Kosovën. Pas një tollovie në zonë, Kral gjuan, ndërsa topin e devijon Celustka, që përfundon në portë (2-1).

Në minuta e fundit djelmtë e Kosovës u munduan të rikuperojnë diçka, por nuk arritën të shënonin. Me këtë humbje Kosova mbetet me 11 pikë, ndërsa Çekia me 15 pikë e siguron kualifikimin. Kosovës i mbetet që përmes play-offit të Ligës së Kombeve ta sigurojë kualifikimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb