Kosova do të përballet me Lituaninë, në ndeshjen e fundit të Nations League. Në konferencë për shtyp u ndal të fliste, sulmuesi i  dardanëve, Vedat Muriqi.

“Skandali në Bukuresht- Jemi krenar në përgjithësi, mund të them se jemi krenar. Kemi marrë një vendim të duhur në atë moment ngaqë u prekëm emocionalisht dhe moralisht”.

“Ne si futbollist e kemi mbyllur kapitullin. Nesër e kemi synim ta mbyllim ciklin me fitore, jemi të përgatitur.

“Ndeshja e radhës-Na pret një kundërshtar i vështirë. Nuk pajtohem personalisht në asnjë rezultat tjetër pos fitores. Do të dalim me çdo fuqi që kemi për të pikët e plota dhe ta mbyllim ciklin me fitore dhe shpresoj të kemi vazhdimësi”.

“Sa i përket ndeshjes me Rumaninë kemi stërvitur 4-5 ditë të mira dhe u vërejt që do të kemi paraqitje të mirë. Ne shkuam në Rumani me mentalitetin dhe emocionin që e kishim nga loja e parë, shkuam për fitore”.

“Nuk e patëm fatin me vete për ta shënuar një gol. Po ta kisha shënuar unë ose Edoni në fillim, do të ishte më ndryshe loja”.

“Shpresojmë dhe besoj fuqishëm që do të vazhdojmë kështu, që prej nesër ashtu edhe gjatë ciklit të ardhshëm”,- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb