Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë instalimin e një kornize të re mbrojtëse dhe të forcimit të bashkëpunimit ekzistues me vendet e Evropës juglindore dhe të Ballkanit, me qëllim të parandalimit të ndikimit ekspansionist të Rusisë.

Nëse miratohet ligji për parandalimin e agresionit rus në Ukrainë dhe vendet tjera evropiane, që tash gjendet në procedurë në Senat, Wasingtoni do të nis negociatat për kornizë të re ndërshtetërore, me stërvitje më të shpeshta dhe më komplekse ushtarake me vendet e rajonit të Ballkanit.

Kjo do të bëhet përmes aleancës veri-atlantike(NATO), por edhe në mënyrë bilaterale me shtetet veç e veç.

Senatori republikan Bob Corker e ka propozuar tekstin e këtij draft-ligji, i cili ashpërson deri në fund raportin e SHBA-ve ndaj agresionit rus në këtë pjesë të Evropës, përfshirë edhe Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën, Serbinë, Poloninë si dhe shtetet baltike.

Draft-ligji tashmë është prezantuar në Komitetin për politikë të jashtme të Senatit amerikan dhe atë, pos senatorit Corker, e kanë përkrahur edhe 26 senatorë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: