BEOGRAD-Gazeta e Serbisë “Kurir” e ka përjetuar rëndë pranimin e Kosovës në FIBA.


Në një artikull të lënë poshtë faqes së tyre të internetit, Kurir ka postuar një shkrim me titull: “Ditë e zezë për basketbollin: FIBA e njeh Kosovën”.


‘Kurir’ shkruan se FIBA disa herë ka refuzuar kërkesën e provincës jugore të Serbisë, siç e quan Kosovën, por sonte Komiteti Ekzekutiv i FIBA-s i ka kthyer përgjigje pozitive.


(d.b/BalkanWeb)

Etiketa: