Kosova ka arritur të marrë një fitore historike përballë Azerbajxhanit duke i mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” mposhtën rivalin e tyre direkt për grupin 3 të Ligës D. Tripleta e sulmuesit të Herenvenit, Arbër Zeneli dhe një gol i mbrojtësit Rrahmani ka mjaftuar që Kosova të marrë një fitore historike që i çon ata në Ligën C.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb