TIRANË-Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova zhvilloi pasditen e sotme një takim me banorët e Zallherrit. Gjatë prezantimit të programit të tij për këtë zonë Kosova theksoi se krahas problemeve që janë kompetencë e Bashkisë do u ofrojë qytetarëve mbështetje edhe për probleme të tjera që nuk janë kompetencë e këtij institucioni.

“Ndër investimet në këtë zonë ndërtimi i rrjetit të kanalizimit të ujërave të zeza në 4 fshatra. Rritja e cilësisë së furnizimit me ujë. Mbrojtja nga ndotjet.”- ishin disa nga projektet e programit të Kosovës. më tej ai theksoi: “ Do kem një zyrë avokatie që mos lë asnjë banor të Tiranës pa një përgjigje për probleme që nuk janë kompetencë e Bashkisë. Nëse do jemi ngushtësisht bashkë me struktura të specializuara që ta çojmë problemin deri në zgjidhje rruga tjetër do jetë shumë e vështirë. Halli juaj do jetë edhe halli im. Nëse e bashkojmë hallin dhe ja u lemë juristëve të specializuar zgjidhja do jetë e shpejtë dhe e realizueshme 100%.

Nëse e drejta nuk shkon tek i zoti kurrë nuk ka për të gjetur qetësi ky vend. Nëse prona nuk respektohet çfarë kuptimi ka që po shkojmë drejt Europës. Asnjë lloj projekti nuk do cënojë asnjë në pronën e vet, por do jetë shans për ata që një projekt i rëndësishëm kalon në shtëpitë e tyre. Këtë do e realizoj sapo të ulem në karrigen e kryebashkiakut.”- u shpreh Kosova.

vijon

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: