Kosova nuk gjen qetësi. Disa orë pasi mbrëmjen e djeshme u ekzekutua me armë zjarri një 19-vjeçar, dy persona kanë humbur jetën në Vushtri.

Mediat e Kosovës kanë publikuar edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e plota të rastit. Po ashtu, në zonë është parë edhe një autoambulancë, e cila ka ndërhyrë për të dhënë ndihmë mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se pronari i furrës së bukës “Diellza” në fshatin Stanoc të Vushtrisë, ka vrarë me armë zjarri punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Autori mësohet se është Arsim Morina.

Policia E Kosoves
Policia E Kosoves

Kujtojmë se në mbrëmjen e 23 marsit rreth orës 20:35 në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, ku viktima Ardit Zymeri është qëlluar për vdekje nga Bleon Dibrani, po ashtu 19-vjeç.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja arme zjarri si prova materiale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb