Ka nisur në stadiumin e Southampton sfida ndërmjet Anglisë dhe Kosovës. Të dyja ekipet përballen bashkë në një situatë të pazakontë.

Anglia është në krye të grupit A, ndërsa Kosova është e dyta, ashtu sikundër pakkush e ka pritur. Kosova ka 8 pikë në grup dhe nuk njeh asnjë humbje në 15 ndeshje të zhvilluara.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo është përballja e parë mes këtyre dy ekipeve. Tottenham Hotspur ka dërguar persona të veçantë për ta vëzhguar Vedat Muriqin e Kosovës sonte kundër Anglisë në St Mary’s, pas formës së lartë që 25-vjeçari ka treguar që prej sezonit të kaluar.

Ndërkaq, tifozët dardanë kanë mbushur rrugët e qytetit të Southempton në Angli. Ata kanë valëvitur flamujt, kurse vihet re se edhe në disa raste flamujt e Anglisë dhe Kosovës janë vënë shumë afër, duke qenë se vendet kanë një miqësi të njohur.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb