SERBI

Dy politikanë serbë janë përplasur sot ashpër jashtë korridorëve të Kuvendit të Serbisë, rreth Kosovës.   Mësohet se ka qenë anëtari i SNS-së, Dragan Shormoza, ai i cili ka vendosur të nisë sulmet verbaqe ndaj liderit opozitar të ‘Dverit’, Bosko Obradoviç, duke e cilësuar një agjent tradhëtar.

Ngjarja në fjalë mësohet të ketë ndodhur kur Obradoviç ishte duke u përgatitur që të fliste para mediave brenda Kuvendit të Serbisë, kur Shormaza  e ka  pyetur ‘Se kur ke qenë në Kosovë? Në këtë përplasje është përfshirë edhe një zyrtar tjetër i SNS-së, Vladimir Gjukanoviç, i cili i ka dalë në krahë bashkë partiakut të tij.

Gjukanoviç, ka zbuluar për mediat përplasjen, ai është shprehur se  Obradoviç ka tentuar që të ndalojë deputetët që të mos marrin pjesë në seancën e thirrur për Kosovën, ku do të fliste Vuçiç.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: