KOSOVE- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq ka thënë se në Kosovë nuk po lejohet hyrja teksteve në gjuhën serbe, transmeton Koha.net.
Kosova ka ndaluar hyrjen e teksteve në gjuhën serbe në territorin e vet dhe nëpunësit kufitarë ato i konfiskojnë në pikëkalimet kufitare, njofton gazeta Blic e Beogradit.
Se është përshkallëzuar problemi, sipas kësaj gazete, konfirmon edhe korrespondenca e Postës së Serbisë e 2 qershorit të këtij viti me të cilën udhëheqja e kishte urdhëruar nëpunësit se duhet t’ua tërheqin vërejtjen klientëve të cilët përmes postës duan t’i shpërndajnë librat në Kosovë, Posta nuk i paguan shpenzimet nëse librat merren në pikëkalime.
“Klientëve duhet tërhequr vëmendjen se nëpunësit kosovarë i marrin dhe nuk i kthejnë librat dhe korrespondencat tjera në gjuhën serbe. Për këtë duhet treguar dërguesit, e nëse ai do t’i dërgojë tekstet, duhet të nënshkruajë se këtë bën në rrezik të vetin dhe nuk do të kërkojë kompensim nga Posta”, thotë dokumenti postar.
Këto konfirmime të kësaj gazete, transmeton Koha.net i ka pohuar edhe Branimir Stojanoviq, nënkryetar i Qeverisë së Kosovës.
“Ka njohuri se librat në gjuhën serbe po merren në vendkalimet administrative. Deri vonë këto kanë qenë raste sporadike, por tani kjo është bërë praktikë. Madje,edhe për manifestime panairesh ka qenë e pamundur që botuesit serbë të sjellin libra.
Vendim zyrtar i Qeverisë së Kosovës për këtë nuk dhe unë do t kërkoj që të tregohet në bazë të çkaje është ndaluar shpërndarja e librave në gjuhën serbe. Sigurisht këtë, përmes ndonjë akti të brendshëm e ka bërë ndonjë ministri, por ne s’kemi ndonjë njohuri për këtë”, ka thënë ai
Me këtë është ballafaquar edhe në botues serb që nuk ka dashur ta tregojë emrin.
Në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Kosovës nuk kanë njohur për veprim.
“Nëse Prishtina e ka bërë këtë, atëherë ky është një akt fashist”, është thënë nga ko zyrë.
Natyrisht, ky medium i Beogradit nuk përmend se Serbia më shumë se nëntë muaj e ka mbajtur të bllokuar një donacion të MASHT-it me tekste për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës. Këto tekste, pas kësaj qëndrimit kaq kohë në terminalin doganor të Bujanocit, janë kthyer prapa në Kosovë.
Kthimi i teksteve shqip nga Serbia është bërë më 1 mars të këtij viti.

(sh.i/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb