KOSOVE – Një lajm i mirë vjen nga Kosova, e cila është pranuar sot në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Ka qenë Besim Hasani, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), i cili ka konfirmuar se Kosova tashmë është pranuar si anëtare me të drejta të plota e KON.

Lajmi është konfirmuar direkt në televizion gjatë një fjalimi që Hasani ka mbajtur në Monako, transmetim që e ka mundësuar KTV. Ky pranim pritet ti hapë rrugën pjesëmarrjes së Kosovës në shumë aktivitete sportive ndërkombëtare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb