Lideri radikal i serbëve, Vojislav Sheshel, edhe zyrtarisht është deklaruar si person ‘non grata’ në Kosovë.

Mediat kosovare posedojnë një dokument të Ministrisë së Punëve të Jashtme e nënshkruar me datën 5 prill nga ushtruesi i detyrës së ministrit të jashtëm, Petrit Selimi, ku shkruhet se Sheshel është person i padëshirueshëm dhe i ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës.

Sheshel më 31 mars të këtij viti është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës për Krime në ish-Jugosllavi.

Edhe Kroacia disa ditë më parë ia ka ndaluar hyrjen e tij në tokën kroate për 20 vjetët e ardhshme ose përndryshe do të arrestohet nga autoritetet e Kroacisë.

Disa ditë më parë, Sheshel kishte ironizuar me deklaratën e Selimit duke thënë se nuk kanë bazë ligjore që ta arrestojnë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: