SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç i është kundërpërgjigjur ashpër ambasadorit të SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott i ciloi ka deklaruar që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, raporton “B92”, përcjell “Zëri.info”.

Me këtë rast Vuçiç ka deklaruar se Scott duhet të tregojë më shumë respekt për shtetin mikpritës.

“Do të ishte mirë nëse ai tregon një respekt pak më shumë për vendin pritës”- ka thënë Vuçiç, duke shtuar se përfaqësuesi i qeverisë, i cili mori pjesë në këtë ngjarje në të cilën Scott dha këtë deklaratë, duhet të përgjigjet.

Vuçiç ka deklaruar se SHBA-të kanë të drejtë në qëndrimet e tyre për arsye se janë fuqi botërore.

“Është e drejta e tyre, janë fuqi e madhe, por edhe e drejta jonë është që para të gjithëve edhe fuqive të mëdha, t’i mbrojmë qëndrimet tona”- ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb