SERBI

Çështja e Kosovës pritet shumë shpejt të jetë një temë diskutimi në Kuvendin e Serbisë. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë kryeparlamentarja serbe, Maja Gojkoviç. Për një gjë të tillë, sipas saj kanë rënë dakord presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç.

“Ne do të diskutojmë në marrëveshje me presidentin e shtetit dhe qeverinë e Serbisë edhe çështjen e Kosovës. Këto janë tema shumë të rëndësishme dhe kështu ne tregojmë se po mbrojmë interesat e qytetarëve në parlament dhe jam e bindur se të gjithë deputetët do të marrin pjesë në debatin mbi këto tema të rëndësishme”, është shprehur Gojkoviq.

Ndërkohë autoritetet në Kosovë dhe Serbi kanë filluar një debat rreth përpjekjeve për unifikim të qëndrimeve lidhur me dialogun për normalizimin e raporteve dhe për arritjen e një marrëveshjeve gjithpërfshirëse në të dyja vendet.  Kujtojmë që më herët, Kuvendi i Kosovës  ka miratuar përbërjen e ekipit dhe platformën e dialogut.

Megjithatë partitë opozitare si në Kosovë ashtu edhe në Serbi e kundërshtojnë mënyrën se si është zhvilluar dialogu deri më tani.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb