Kosova ka hedhur një hap konkret drejt sigurimit të vaksinës së COVID-19 duke siguruar 300 mijë doza menjëherë sapo ajo të dalë, nëpërmjet OBSH dhe asosacionit GAVI.

Mediat kosovare shkruajnë se zyrtarët e OBSH-së i kanë garantuar Kosovës vaksinim 20% të popullsisë për COVID-19 sapo të dalë vaksinë.

Ministria e Shëndetësisë do të paguajë 1.2 milionë euro për furnizimin me vaksina të tjera të COVID-19 ndërkohë që plani është për të vaksinuar 70% të popullsisë. 300 mijë dozat e para do i ketë falas.

Janë 172 shtete të botës që janë përfshirë në negociatat për vaksinën, ndërkohë që BE ka lejuar që Ballkani Perëndimor të sigurojë vaksinën nëpërmjet shteteve anëtare me marrëveshje dhe donacione.
Nuk dihet se si Kosova do të sigurojë dozat e tjera por deri tani e ka një garanci nga OBSH.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb