PRISHTINE- Ashtu siç ka paralajmëruar Ambasada e Kosovës në Shkup përmes një njoftimi në faqen zyrtare, të arrestuarit e Kosovës në Maqedoni nga familjarët e tyre mund të vizitohen gjatë ditës së martë dhe të mërkurë, saktësisht më datën 19 dhe 20 maj.

Kjo ambasadë gjithashtu ka bërë me dije se para se të realizohen vizitat familjare në burg, familjarët duhet të marrin leje nga Gjykata Themelore në Shkup. Avokati Naser Raufi ka konfirmuar për ‘Zëri’ se familjarët mund t’i marrin lejet përmes avokatëve apo edhe në mënyrë direkte në gjykatë, duke u paraqitur me pasaportë.

Avokati ka njoftuar se për klientët që i mbron ai, lejet do t’i marrë ai si avokat ngase për një gjë të tillë e ka marrë autorizimin. Sipas avokatit, të burgosurit nga Kosova mund të vizitohen të martën dhe të mërkurën nga ora 09.00 deri në orën 16.00.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: