TIRANE- Ndonjëherë mosha nuk është faktor për të ndalur për të qenë pjesë e protestës së opozitës, edhe pse ka raste kur nuk kuptohet qëllimi i saj.

I tillë ishte dhe ky i moshuar kosovar, i veshur me veshje kombëtare, dhe me një sëpatë në dorë, teksa ka folur për News24, ka kërkuar të drejtat e Kosovës.

“Do u pres këmbë e duar serbeve” tha i moshuari. Ndër të tjera ai shtoi se ‘do shkojë të luftojë në Siri’. Ky personazh është i njohur për News 24 pasi është shfaqur më herët edhe në emisionin “Me zemër të hapur” ku kërkonte fëmijët e tij, nga një martesë me një të huaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: