SLLOVENI – Policia në Slloveni është vënë në kërkim të kosovarit Shqipron Hoxhaj nga Zhuri i Prizrenit, i cili dyshohet se është pjesë e një rrjeti kriminal, që është përfshirë në kontrabandë me armë, emigrantë dhe drogë.
Mediat sllovene kanë njoftuar se kosovari që jeton në Izola të Sllovenisë, i identifikuar si Shqipron Hoxhaj, 27 vjeç, po kërkohet nga autoritetet në Slloveni.
Gazeta Express shkruan se Shqipron Hoxhaj, është vëllai i pronarit të biznesit “Kobra City” në Prizren, aty ku punonte pak kohë më parë valltarja Donjeta Kosumi – e njohur si Kallashi.
Hetuesit për krime në Slloveni thonë se Shqipron Hoxhaj është i dyshuari kryesor i një rrjeti kriminal në Slloveni, ndërsa policia sllovene u ka kërkuar qytetarëve që ta lajmërojnë Shqipron Hoxhajn, nëse e kanë parë diku. 27-vjeçari për herë të fundit është parë në qytetin Koper.
(er.nu/BalkanWeb)