SERBI

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në seancën e sotme të Kuvendit të Serbisë ka folur gjerë e gjatë, rreth çështjes së Kosovës. Fjalimi i mbajtur nga Vuçiç zgjati tre orë. Ai tha se nëse nuk arrihet një marrëveshje, në 5 dhe 10 vitet e ardhshme një gjë e tillë do të jetë fatkeqësi për serbët dhe shqiptarët.

“Këtë e them për hir të historisë, sepse mendoj se është e mundur që ne nuk do të arrijmë një kompromis në 5 apo 10 vjetët e ardhshme dhe kjo do të ishte një fatkeqësi për serbët dhe shqiptarët. Pasojat do të ishin katastrofike për ne në aspektin ekonomik, shoqëror dhe demografik. Nëse nuk do të ketë një zgjidhje kompromisi, shqiptarët do të sulmojnë serbët në Kosovë, pasi shqiptarët humbin nervat e tyre”, tha Vuçiç.

Nga foltorja e Kuvendit, Vuçiç tha se ai do të japë më të mirën e tij derisa të jetë president i Serbisë për të gjetur një zgjidhje.

“Ndërsa unë jam president, për tre vjet, do të bëj më të mirën nëse heqin taksën, dhe do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje kompromisi, në të cilën do të merren parasysh interesat e popullit tonë, sigurinë e popullit tonë, kishat dhe manastiret, si dhe interesat e Serbisë”, u shpreh Vuçiç.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb