KOSOVË- Në 9-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në Prishtinë do të mbahen një sërë ceremonish përkujtimore. Fillimisht janë parashikuar homazhe tek varri i tij në Velani dhe vizita në familjen Rugova, ndërkaq në orët e pasdites do të mbahet edhe një akademi përkujtimore.
Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. Ai ka vdekur më 21 janar të vitit 2006 ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: